Dajan Shehi ishte një nga futbollistët e larguar nga Skënderbeu dhe ishte në planet e Vllaznisë gjatë kësaj merkatoje të verës, për ndeshjet e Conference League dhe sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi ishte pa ekip, teksa shkodranët tentuan ta merrnin në gjirin e tyre 25-vjeçarin, por nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport” pranë Shehit, ai tashmë duket se do të bashkohet me Egnatian.

Për momentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga skuadra rrogozhinase, teksa pritet që në vijim të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtar dhe hedhja e firmës në kontratë.

Tashmë, Dajan Shehi do të bashkohet me Egnatian, teksa tifozët shkodranë prisnin rikthimin e tij në Shkodër, por një gjë e tillë tashmë nuk do të ndodhë.
Maringlen ZHIVANI