Kalimi i Edon Hasanit në Iran i ka çuditur të gjithë në Shkodër, ku nuk e prisnin një gjë të tillë. Reagimet në fakt kanë qenë të menjëhershme nga të gjithë, ndërkohë që klubi pretendon se mesfushori nuk mund të aktivizohet me ekipin e ri, pasi ka kontratë me Vllazninë. Tifozët e Vllaznisë reaguan fort në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Hasanit me fjalët: “E humbe respektin tonë”. Ata dënojnë mënyrën si lojtari veproi, duke bërë si i dëmtuar për interesat e tij personale.

Edhe drejtuesit e skuadrës kuqeblu janë indinjuar nga veprimi i Hasanit. “Vip sport” mëson se edhe vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, njëkohësisht edhe president e Vllaznisë, ka mbetur shumë e zhgënjyer nga lëvizja e Hasanit dhe ka kërkuar që ai të mos lejohet të largohet, duke qenë se është nën kontratë me klubin kuqeblu. Vipsport.al.