Dueli i sotëm mes Shqipërisë dhe Lituanisë sheh kuqezinjtë si rrallëherë favoritë të ndjeshëm për të fituar një sfidë.

Përfaqësuesja shqiptare shihet si shumë më cilësore në përbërje se ajo lituaneze e cila nuk ka bërë ende hapin cilësor dhe mbetet në kërkim të kualifikimit në një turne madhor ndërkombëtar.

Ndryshimin mes skuadrave e tregon edhe vlerësimi i ekipeve sipas “Transfermarkt”. Duke marrë parasysh vetëm formacionet titullare të sfidave që luajtën në fundjavë dy ekipet, diferenca mes tyre është rreth 60 milionë euro.

Formacioni që hodhi në fushë Edi Reja ndaj Bjellorusisë nga minuta e parë, vlerësohet 62,2 milionë euro nga portali i njohur, me Thomas Strakoshën që ka vlerën me të lartë, 25 milionë euro e Lorenc Trashin më të ultën me 450 mijë euro.

Ndërkohë, formacioni që hodhi në fushë Valdas Urbonas ndaj Kazakistanit, vlen vetëm 3,55 milionë euro. Në radhët e atij rreshtimi, Trashi do të ishte lojtari i tretë me vlerën më të lartë. i kaluar vetëm nga kapiteni Çernik (700 mijë euro) dhe mbrojtësi Lasickas (600 mijë euro).

Një diferencë e ndjeshme në vlerësime dhe që përforcon idenë se përfaqësuesja shqiptare ka qenë me fat pasi ka rënë në një grup ku ka diferenca cilësore mes lojtarëve të saj dhe ekipeve të tjera. Epërsi që tashmë mbetet ta vëertetojë në fushën e lojës diç ndodhi me Bjellorusinë.. /vipsport/