Shqipëria do të zbresë në orën 20:45 në tapetin e “Air Albania”, për t’u përballur me Lituaninë, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombëve.

“Panorama Sport”, mëson se tekniku Edi Reja, ka zhvilluar një mbledhje para kësaj sfide, ku iu ka dhënë disa udhëzime paraprake futbollistëve.

Nga minuta e parë duket se do të jetë Amir Abrashi dhe jo Endri Çekiçi, siç u raportua gjatë paradites së sotme. 74-vjeçari, duket se ka ndryshuar, mendjen, duke i besuar sërish Abrashit.

Për sa i përket pjesës tjetër së formacionit, do të debutojnë si titullarë mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Qazim Laçi.

Ndërkohë që raparti i sulmit do të formohet nga dyshja Sadiku-Manaj. Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, do të jetë i njëjtë si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.