Nga Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ka veç afrime por edhe largime. Pas 15 vjeçares Adma Mikopula, rradha i ka takuar kapitenes Klodeta Zhivani per te lene ekipin per te cilin ka kontribuar prej nje dekade.

Duket se e gjitha ka ardhur si rrjedhoje e mendimeve krejt ndryshe te stafit teknik dhe drejtuesve te klubit me problemet shendetesore apo çeshtjet kontraktuale me te.

Vete lojtarja ka bere te ditur per “Shkodra Sport” se “kam bere terheqje muskulare dy here per nje jave. Mjeket me rekomanduan minimumi tre jave pushim absolut, por pas dy javesh jam rikthyer ne stervitje dhe kur jam rikthyer me kane thene se do te te heqim shiritin e kapitenes.

Por sikur te mos mjaftonin me kaq, me ofruan te firmosja kontrate dyvjeçare, kur ne fakt vete presidenti Zekja ka edhe nje vit kontrate me Bashkine. Ne rrethanat kur nuk pranova te firmosja kontraten dyvjeçare, erdhi dhe ndarja e cila ne fakt u be pa deshiren time sepse kontribuoj prej shume vitesh per Vllaznine”.

Ne kete menyre, Klodeta Zhivani nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Versioni i dhene prej saj tregon se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet ne maredhenien mes paleve dhe prandaj ka ardhur edhe divorci. Kuptohet qe duhen degjuar edhe drejtuesit e shoqates per versionin e tyre, por kjo gje ka pak vlere. Nje lojtare cilesore tashme nuk eshte me pjese e kesaj skuadre…/SHKODRA-SPORT.COM/