16 shkurti i këtij viti ka përkuar me 100 vjetorin e krijimit të klubit më të vjetër në Shqipëri- Vllaznisë.

Një ngjarje historike e cila ka marrë vëmendjen e duhur të mediave dhe të opinionit sportiv, por fatkeqësisht ky eveniment është “harruar” nga Federatat kryesore në vend.

Po t’i hedhësh një sy faqeve të tyre, e konstaton lehtë këtë gjë. Kështu, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një lajm të hedhur më datë 15 shkurt në lidhje me nisjen e shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri- Turqi ndërkohë që sot, institucioni i futbollit shqiptar nuk ka hezituar të urojë edhe 11 vjetorin e Pavarësinë e Kosovës.

E njëjta gjë edhe tek Federata e Basketbollit apo dhe ajo e volejbollit, federata këto që i kanë aktive faqet e tyre zyrtare edhe në rrjetet sociale.

Diçka e habitshme në fakt sepse nuk mund të anashkalohet klubi më me traditë në Shqipëri i cili gjatë këtyre 100 viteve ka shkëlqyer në të gjitha llojet e sporteve.
© shkodrasport.com