Këtë të enjte Real Madrid ka mundësi për të fituar trofeun e vetëm që i mungon në historinë e gjatë si klubi: atë të “Laureus”, çmim ky që jepet në Monaco për ekipin më të mirë të vitit, transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.

Klubi madrilien është nominuar për të tretin vit rradhazi dhe shpreson që të vendos në palmaret e vet trofeun e vetëm që i mungon në histori të klubit. Barcelona e kishte fituar këtë çmim në vitin 2012, ndërkohë kombëtarja spanjolle e futbollit në vitin 2011.

Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi skuadra e piloterisë së “Mercedes” në Formula 1, ndërkohë një vit më parë ekipi i “Chicago Bulls” në bejsboll e rrëmbeu këtë epitet.

Mbrojtja e titullit kampion në “Champions League” nuk ishte e mjaftueshme që madrilienët ta rrëmbenin këtë çmim, i cili jepet nga viti 2000 dhe e kanë fituar vetëm tri klube të futbollit. Manchester United në edicionin inagural, Barcelona në vitin 2012 dhe Bayern Munich në vitin 2014.

Këtë vit Real Madrid do të jetë në konkurenc me Francën që fitoi Botërorin “Rusia 2018”, përfaqësuese kjo që e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2001, pas fitimit të Evropianit një vit më parë dhe me ekipin e Golden State Warriors, që fituan “Unazën e Artë” në NBA për herë të tretë në katër vite.

Luka Modric kundër mallkimit

Çmimi për “Ekipin e Vitit” nuk është i vetmi që Real Madrid mund ta rrëmbejë në gala mbrëmjen e së enjtes. Futbollisti saj Luka Modric është në garë për të fituar çmimin e “Sportistit të Vitit”, epitet të cilin nuk e ka fituar asnjëherë më parë asnjë futbollist edhe pse ishin nominuar emra të mëdhenj si Ronaldo Nazario, Ronaldinho, Messi apo në pesë raste të tjera Cristiano Ronaldo.

Roger Federer, me pesë trofe është fituesi më i madh i këtij çmimi, të cilin duket që gjithmonë e fitojnë teniserët, pasi që më parë e kishin fituar edhe Djokovic e Rafa Nadal.

Modric do të ketë për kundër kandidat Kylian Mbappen, Novak Djokovicin, Lewis Hamiltonin, Lebron James dhe Eliud Kipchoge.Mikaela Shiffrin, favorite për ta fituar çmimin “Sportisja më e mirë”

Në kategorinë “Sporistja e Vitit” favorite për ta fituar këtë çmim është skiatorja Mikaela Shiffrin, fituese e dyfishtë e medaljes olimpike dhe rekordmenja e kampionatit botëror.

Aktori James Marden do ta prezantojë këtë eveniment sportiv që do të mbahet të enjten mbrëma në Monaco.