Monday, July 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHidhet shorti i kampionatit të Superiores, ndryshime në strukturën e sezonit të...

Hidhet shorti i kampionatit të Superiores, ndryshime në strukturën e sezonit të ri

U hodh këtë të hënë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027. Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias.

Edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 22 gusht me disa përballje mjaft interesante, teksa shorti rezervoi duele që premtojnë spektakël që në javën e parë.

JAVA E PARË

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

Edicioni 2026/2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht me tre faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në fazat play-off dhe play-out, ku pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen.

Në fazën play-off do të garojnë gjashtë skuadrat e renditura në vendet 1-6, të cilat do të zhvillojnë ndeshje vajtje-ardhje për 10 javë për përcaktimin e ekipit kampion, si edhe të renditjes përfundimtare.

Ndërkohë, në fazën play-out do të marrin pjesë katër skuadrat e renditura në vendet 7-10. Këto ekipe do të zhvillojnë ndeshje sipas formulës vajtje-ardhje-vajtje, me secilën skuadër që do të luajë gjithsej 9 ndeshje. Ekipi i renditur në vendin e 10-të do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa skuadra e renditur në vendin e nëntë do të luajë një ndeshje play-off me ekipin humbës të finales së play-off-it të Kategorisë së Parë, mes skuadrave të renditura në vendet 3-4-5-6.

Më poshtë gjeni kalendarin e plotë të tre fazave të rregullta të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2026/2027.

Kalendari i kampionatit Abissnet Superiore 2026-27

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments