E mbani mend Sinanin, po Martinin e Salihin në Shkodër, po Fortuzin te Tirana, uh, se harruam edhe Begenë në Durrës e Mancakun. Po Kariokën e Abilion te Partizani, është edhe Bejzade!

Dinamo shquhet për sulmues e ka traditë…Demollari e Përnaska janë ata që kanë bërë jehonë, por edhe më vonë blutë sa kishin sistemin zinxhirë kishin edhe “mallin” e tyre…

Por edhe në Kavajë, Parid Xhihani e Edmond Kodra, apo në Lushnjë, Artan Bano e Bardhyl Elezi apo Çukani e Boriçi e Sefa. Ka edhe në Fier, Romeo Haxhiaj e Elton Marini por edhe Ruko.

Flamurtari? Ka edhe në rërë lojtarë thonë për në Vlorë, Gerd Haxhiu e Daniel Xhafaj apo Fjodor Xhafa, pa harruar edhe Viton…

Në Ballsh është Klod Asllani, kurse në Elbasan Qorri e Dalipi, Jakupi, ka edhe Skënderbeu Qosën e Tikon apo Memellin…

Mos harroni Luftëtarin, me Norën, ka edhe Burreli Gjonin, ndërsa në Berat janë Arben Arbëri, Gjata, Klodian Arbëri e Tabaku….

Emrat e mësipërm na sillnin emocione çdo fundjavë në Superiore, disa prej tyre shkëlqyen në elitën tonë, jo vetëm me qytetet e tyre, por u bënë deri titullarë në Kombëtare dhe shkuan jashtë, e madje duke mos e harruar zanatin.

Bahët fjalë për lojtarë që kanë dalë nga moshat e qyteteve të tyre, ndërsa sot, jo vetëm që golat janë me pikatore, por edhe shënojnë edhe mbrojtësit e portierët më shumë se një sulmues, ndërsa emrat e mësipërm dilnin shënues me mbi 20 gola në sezon, por kishte nga ata që kanë shënuar edhe 30-të. Çdo qytet kishte sulmuesin gol dhe çdo skuadër kishte një bomber.

Sot, jo vetëm që janë me pikatore, por na ka marrë malli që të paktën një sulmues të kapi 20 golat.

Madje, janë dashur që të vijnë lojtarët e huaj, si: Pero Pejiç që të bëjë bomberin në Superiore, kudo ku ka luajtur, Dinamo, Korçë, Tiranë e Kukës…

Shqipëria po prodhon pakë, ndërsa bomberat tashmë nuk ekzistojnë, por nga Vllaznia në Veri, e deri në Jug te Luftëtari që kanë qenë shkolla futbolli në Shqipëri, kanë nxjerrë talente që më pas u rritën dhe i shrëbyen për dekada elitës së futbollit.

Ndërsa duket se malli i importit i futur pa kriter, nga Brazili, Afrika, Maqedonia, apo Mali Zi e Serbia, e nga të “katër anët” e globit kanë bërë që talentet të rrijnë në hije, e ndoshta në moshën 19-20-vjeçare duke parë hapësirat e pakta të ndërrojnë edhe zanat…!/vipsport/