Shumë shqiptarë kanë mbetur jashtë vendit për shkak të bllokimit të rrugëve tokësore apo edhe ajërore. Qeveria kanë urdhër që në territorin vendas të mos ketë asnjë hyrje nga të gjitha vendete botës. Një prej atyre që janë bllokuar është edhe gjyqtari Klajdi Kola.

Arbitri i Superiores ndodhet prej disa ditësh në Frakfurt, Gjermani pasi janë mbyllur të gjitha fluturimet. Një situatë e pazakontë pasi Klajdi Kola duhej të kthehej në vendin tonë, por bllokimet e kanë detyruar të qendrojë në Gjermani. Në një intervistë për “Fan Zone” Kola u shpreh:

“Problematika filloj që ditën e djeshme. Unë kisha një udhëtim nga Viena për Tiranë ata anulluan fluturimet dhe më kthyen për në Frankurt e për të marrë pastaj avionin për në Serbi. Edhe në Serbi ishin mbyllur fluturimet e për këtë arsye ngela këtu.

Jam mundur të gjejë një zgjidhje, por fluturimet për në Shqipëri janë mbyllur të gjitha. Kam gjetur një hotel të lirë me shpenzimet e mia, por problemi është se nuk e dimë kur do të përfunojë kjo gjë.

Ndoshta duhet të ketë edhe shqiptarë të tjerë pasi aeroporti është mbyllur dhe kam kominukuar me instuticionet dhe me konsullin këtun në Gjermani dhe më ka thën që do të jemi në pritje të një vendim të dytë.

Dua t’i bëjë thirrje autoriteve shqiptare që të na japin një zgjidhje për këtë situtë që jemi. Unë kam edhe profesionin tjetër si mësues dhe do më duhet të punojë edhe si mësue online”, u shpreh Klajdi Kola./newsport/