Futbolli kroat është në zi, teksa një prej talenteve të vlerësuar nga specialistët vendas është gjendur i pajetë natën e ndërrimit të viteve.
Ivo Valentino Tomas, i ka dhënë fund jetës, teksa mediat kroate raportojnë se ish futbollisti i Hajduk Splitit është gjetur nga të afërmit në një apartament në vendlindje.
Pas famës me ekipin e Hajduk, Tomas do të transferohej te ekipe si Oldenburg, Jeddeloh apo Essen përpara se të kthehej te Urania në verë.
Në klubin ku u bë i njohur, 26 vjeçari zhvilloi paraqitje të mira, aqsa deri në moshën 16 vjeçare do të zgjidhte Kombëtaren gjermane dhe më pas atë kroate./newsport/