Pasditen e se shtunes Liria e Prizrenit ka zhvilluar te paren ndeshje miqesore e prag te nisjes se kampionatit te ri te Kosoves. Ajo ka luajtur ne transferte me ekipin e Rahovecit dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0.

Ne kete menyre aventura e trajnerit shkodran Samuel Nikaj ne krye te ketij ekipi ka nisur me fitore dhe po ashtu edhe ky rikthim per here te dyte i mesfushorit Alsid Tafili tek kjo skuader. Por perveç tyre, ne kete ndeshje eshte aktivizuar si titullar edhe shkodrani tjeter, sulmuesi Jurgen Gjini.

Liria e ka dominuar takimin ne te gjitha drejtimet duke arritur te shenoje dhe te tre golat qe i dhane asaj fitoren, megjithate kjo nuk ka qene prioritet per prizrenasit.

Ishte kjo ndeshja e parë miqësore e Lirisë, ku trajneri Samuel Nikaj pati rastin t’i vëzhgoje nga afër cilësitë individuale si dhe koordinimin kolektiv të lojtarëve.

Ne ditet e ardhshme pritet te kete te tjera ndeshje miqesore qe do t’i sherbejne stafit teknik per te kolauduar sa me mire skuadren ne prag te nisjes se kampionatit, ne te cilin padyshim qe objektiv do te jete nje te vetem: ngjitjen ne Superlige.
www.shkodrasport.com