Nikolin Leka eshte rikthyer te drejtoje Vllaznine e femrave por per momentin, duke plotesuar vendin e mbetur bosh pas largimit te trajnerit Haris Lika. Tekniku qe ka fituar shume trofe me kete ekip dhe qe tashme mban postin e drejtorit teknik, ne nje prononcim per “Shkodra Sport” thote se do te vazhdoje me te miren edhe ne te ardhmen, ne çdo pozicion qe do t’i kerkohet.

“Ndryshimet behen gjithmone per mire dhe ne fakt, ishim te detyruar te benim ndryshime sepse vete eliminimi ne Kupat e Europes ndaj Valur, krijoi nje situate jo te mire. Presidenti Matija dhe ish- trajneri Lika kane zgjidhur me konsensus marreveshjen qe kane patur me njeri- tjetrin.

Si rrjedhoje eshte vendosur qe per momentin ekipin ta drejtojme ne stervitje une dhe profesor Fabjoli (Rexhepi). Kjo do te ndodhe derisa presidenca te marre vendimin perfundimtar per çeshtjen e trajnerit.

Nuk e di se çfare do te ndodhe ne te ardhmen sepse çdo gje eshte ne doren e presidentit dhe te kryesise se klubit, por e perseris, une do te vazhdoj te stervis ekipin deri ne marrjen e vendimit perfundimtar nga ana e z. Matija.

A e pres nje rikthim serish ne postin e trajnerit? Per mua nuk ka rendesi nese do te jem ne postin e drejtorit apo te trajnerit, por te ece puna dhe njekohesisht te vazhdojne edhe sukseset e Vllaznise. Kam bere gjithmone maksimumin per kete skuader tash 8 vjet qe jam pjese e saj dhe do ta bej serish edhe ne te ardhmen”- eshte shprehur Leka./SHKODRA-SPORT.COM/