Prej dy sezonesh po luan me shume sukses ne nje nga kampionatet me te forta te Europes, pikerisht ne Bundesligen gjermane dhe kjo e ben Anton Qafarenen nje element shume te spikatur te volejbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Dy dite me pare, ne ceremonine e vleresimit dhe nderimit te volejbollisteve me te mire ne 100 vite te Vllaznise, padyshim qe nuk mund te mungonte emri i tij si njeri prej me te mireve.

Ai nuk ka qene i pranishem dhe çertifikaten e ka terhequr i vellai- Nikolini (qe mbase mund ta meritonte te ishte edhe ai fitues per kontributin e madh qe ka dhene prej vitesh per kete ekip).

Por ajo qe te ben pershtypje eshte dedikimi shume prekes qe ky i fundit ka leshuar per te vellane qe luan ne Gjermani. Per kete ai, ka publikuar ne rrjetet sociale çertifikaten e Mirenjohjes qe i eshte akorduar Antonin dhe te ka shkruar: “Si gjithmone krenar per ty vlla”!

Kjo eshte familja sportive Qafarena, ajo qe ka dhene shume per volejbollin shkodran dhe ndonese Nikolini e ka mesuar Antonin se çfare eshte volejbolli, i ka ushqyer dashurine per te, sot nuk ka aspak zili por ndjehet krenar dhe e mbeshtet vazhdimisht ne karrieren e tij qe pritet te ngjise shkalle edhe me te larta.
www.shkodrasport.com