Arsenali nuk po arrin të marrë rezultate pozitive dhe largimi i Unai Emeri nuk ka ndikuar aspak për mirë në skuadër. Mbrëmjen e djeshme, Arsenali u mund në shtëpi nga Brajtoni ndërkohë që situata u bë edhe qesharake me sulmuesin Obamejang.

Sulmuesi i “Topçinjve” u largua gjatë ndeshjes dhe u drejtua nga tuneli. Fillimisht nuk u kuptua arsyeja për të cilën Obamejang u largua ndërkohë që në përfundim të ndeshjes, foli vetë trajneri duke zbuluar se kishte shkuar në tualet dhe duke i dhënë të drejtë për këtë largim sepse ishte detyrim.

“Nuk e kuptova se iku, por e pashë duke u kthyer pas pak minutash. Kur ke nevojë të shkosh, duhet të shkosh”, ishin fjalë e Ljungberg duke justifikuar në këtë mënyrë largimin e futbollistit. /VipSport/