Gjatë ndeshjes së sotme miqësore në mes Vllaznisë dhe Invaders ka rënë në sy tek të pranishmit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” edhe një fakt shumë interesant. I pransishëm në shkallët e tij ka qenë edhe ish- basketbollisti i Vllaznisë, malazezi Nikolla Gjokoviç.

Lojtari që u pat shpallur edhe kampion me këtë skuadër dhe që u pat shndërruar në idhulllin e tifozëve shkodranë, sot ka ndjekur këtë takim i shoqëruar nga basketbollisti i Vllaznisë Gjon Ndoja (i cili siç dihet është i dëmtuar aktualisht) si dhe nga Vis Nika (ish- pjestar i stafit të mëparshëm të Vllaznisë).

Por aty pranë kanë qenë edhe presidenti aktual i Vllaznisë Alban Xhaferi dhe ish- presidentit Sokol Dibra. Prania e Gjokoviç në pallatin e sportit shtoi kërshërinë e tifozëve që dëshironin rikthimin e tij tek Vllaznia dhe prania pranë presidentit Xhaferi linte të kuptonte se diçka kishte në këtë mes.

Por nga sa u mësua, basketbollisti malazez ka qenë aty për të shoqëruar presidentin e ekipit Invaders, shkodranin Ilir Taflaj. Drejtuesit kuqeblu ne fakt jane shprehur se merkatoja nuk eshte mbyllur ende dhe pse jo, nuk perjashtohet nje rikthim i ketij lojtari serish ne Shkoder.