Ballafaqimi i se shtunes ne mes Tiranes dhe Vllaznise konsiderohet nje “thike me dy presa” per skuadren shkodrane. Ne rast humbje, diferenca e tyre me bardheblute do te shkonte ne 11 pike, nje shifer e konsiderueshme dhe do t’i largonte edhe me shume nga kreu.

Por ne rast fitoreje, atehere gara do te hapej. Valdano Nimani, ish- futbollisti i Vllaznise, ne nje prononcim gjate emisionit “Sport Arena” eshte shprehur se Vllaznia duhet te beje çmos per ta fituar kete ndeshje.

“Jam i mendimit se me ne presion para ndeshjes te se shtunes eshte Vllaznia. Kjo sepse ne rast humbje, ajo dashje pa dashje del nga gara per titullin kampion. Do te thosha me 50 % do i jepte fund pretendimeve sepse diferenca do te behej e madhe, pavaresisht se jane edhe shume pike ne loje deri ne fund.

Megjithate, une besoj tek nje rezultat pozitiv ne favor te Vllaznise ne kete ndeshje e kjo do ta afronte ate me shume me kreun. Te mos harrojme se edhe Tirana do kete momente te keqija gjate kampionatit sepse deri me tani ka gabuar shume shume pak.

Me rezultatet e ndeshjeve te fundit te vitit te kaluar dhe lojen qe zhvilloi Vllaznia, eshte nje garanci se do te vazhdoje ne te njejten menyre edhe ne kete vit. Nese luan edhe me nje marsh me shume, atehere une besoj tek fitorja te shtunen ndaj Tiranes”- eshte shprehur Nimani./SHKODRA-SPORT.COM/