Seanca e djeshme ka qenë e fundit që Hasan Lika ka drejtuar tek Vllaznia dhe më pas, është përshëndetur me të gjithë duke u bërë tashmë gati për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në opinionin sportiv ndërkohë kanë filluar të lakohen shumë emra si kandidatë të mundshëm për zëvendësimin e tij, kryesisht shkodranë por jo vetëm ata.
Megjithatë, ekipi ka vijuar me procesin stërvitor dhe seanca e sotme është drejtuar nga zëvendëstrajneri Safet Osja bashkë me trajnerin e portierëve Ideal Lekiqi.
Ende nuk dihet nëse ata do të vazhdojnë të jenë në krye të tij edhe në vazhdim apo do të vijë trajner tjetër megjithatë gjasat janë që Osja të mos e marrë përsipër drejtimin e ekipit si trajner i parë.
Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim sepse siç e ka bërë të ditur edhe administratori Lici, trajneri i ri i Vllaznisë do të emërohet deri në fundin e kësaj jave.
© shkodrasport.com