Ka nisur në Peqin ndeshja e shumëpritur në mes Erzenit dhe Vllaznisë, sfidë që po luhet pra në fushë asnjanëse dhe është e vlefshme për javën e 15-të të kategorisë së parë.

Të dy ekipet kanë pretendimet e tyre për ta fituar këtë ndeshje megjithatë ajo që do të vendosë do të jetë fush e lojës dhe ajo çfarë dy ekipet do prodhojnë gjatë 90 minutave.

Erzeni nga ana e tij ka pretendime për të fituar dhe kuptohet se kjo mund të jetë shpresa e vetme për të qëndruar sërish në garën për Superligën, megjithatë përballë do ketë një ekip shumë të fortë si ai shkodran.

Megjithate qe ne minuten e dyte Erzeni ka kaluar ne avantazh fale golit te shenuar nga kapiteni Xhemalaj. Ai ka goditur fort brenda zone dhe ka arritur te mposhte portierin Sherri.

Vllaznia është duke e nisur ndeshjen me këtë formacion:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Zeqaj, Malota, Marku, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Junior. Tr: H. Lika
Arbitër: Kreshnik Cjapi (Fier)