17 vjeçarët shkodranë nuk ia kanë dalë të përsërisin sezonin e kaluar kur shkuan në finale të Kupës së Shqipërisë.Mesditën e sotme ato janë përballur në Kamëz me Teutën dhe kanë humbur ndaj saj vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.

I gjithë takimi është mbyllur në barazim pa gola ndërkohë që pas gjuajtjes së penalltive, Teuta është treguar më e saktë duke fituar 4-2 dhe duke u kualifikuar për në finale të Kupës.

Ndeshja në fakt ka dhuruar emocione. Që në minutën e pestë Vllaznia U17 ka fituar të drejtën e një 11-metërshi por Pusi nuk ka qenë i saktë këtë herë duke mos arritur dot të shënojë.

Në minutën e 25-të ndërkohë do të ishte rasti për 11-metërsh për Teutën por edhe Duka për të është i pasaktë nga pika e bardhë dhe nuk arrin të shënojë.

Me vazhdimin e lojës kanë vijuar përpjekjet për të shënuar nga të dy ekipet, por asnjëri nuk ka shënuar dot, duke bërë që në fund t’i drejtohen 11-metërshave, aty ku durrsakët ishin më të suksesshëm.

Vllaznia U17 kësisoj nuk arrin të shkojë në finale ndërkohë që tashmë duhet të presim atë se çfarë do të dhurojë Vllaznia U19 në gjysmëfinalen e nesërme ndaj Shkëndisë së Durrësit.
© shkodrasport.com