Zbardhet kalendari për Kategorinë e Tretë.Të hënën, në ambientet e brendshme të FSHF-së është hedhur shorti dhe nesër do të startojë zyrtarisht kampionati. Në këtë sezon do të marrin pjesë 13 skuadra:

Gramozi (Ersekë), Përmeti, Këlcyra, Skrapari, Çerma (Lushnjë), Minatori (Bulqizë), Spartaku (Tiranë), Kinostudio (Tiranë), Drini (Dibër), Albanët (Tiranë), Adriatiku (Sukth), Basania & AM (Vau Dejës) dhe Klosi.

Dy vendet e para fitojnë të drejtën për t’u ngjitur direkt në Kategorinë e Dytë. Ndërsa skuadra e tretë, duhet të kalojë fillimisht ndeshje “play off”-i.

Skuadrat e renditura të fundit nuk mund të bien nga kategoria, por mund të provojnë në sezonin tjetër, për t’u ngjitur një kategori më lart.

Sipas kalendarit parashikohet të luhen gjithsej 26 javë, të ndara në dy faza.Çdo xhiro do të ketë 6 ndeshje, ndërsa një nga skuadrat do të qëndrojë pushim.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë të gjitha ndeshjet do të luhen në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamëz. Siç shikohet dhe ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më parë, pjesmarrës në këtë kampionat do të jetë edhe ekipi “Basania & AM” i cili ka pretendimet e veta në këtë kampionat.

Ndeshjen e parë ai do ta luajë nesër pikërisht ndaj ekipit Albanët dhe kuptohet që do të kërkojë ta nisë kampionatin me fitore./SHKODRA-SPORT.COM/