Ndryshimet e ndodhura pak muaj me pare ne Bashkine Lezhe teksa tashme ne krye te saj eshte Pjerin Ndreu, pritet te sjellin edhe ndryshime tek Klubi i Futbollit Beselidhja.
Kryebashkiaku Ndreu nga sa mesohet, deshiron t’i marre drejtimin e klubit presidentit aktual Gjoke Noka. Ky i fundit e drejton prej vitesh kete klub dhe pergjithesisht e ka bere mire duke qene çdo here konkurrues dhe shume prane ngjitjes ne Superlige, paçka se kete nuk e ka bere dot.
Por kryebashkiakut te ri duket se nuk i pelqen menyra si klubi drejtohet nga presidenti aktual. Per me teper qe nuk eshte “klub futbolli” por “klub sportiv” ndonese ne fakt presidenti aktual nuk ka akorduar asnje leke per sportet e tjera por duke ia faturuar te gjitha futbollit.
Ndryshimet ne krye te klubit pritet te behen duke filluar nga janari i vitit te ardhshem. Per t’i paraprire ketij transformimi, kryetari i Bashkise Pjerin Ndreu ka derguar grupin e auditit tek Klubi Sportiv Beselidhje.
Ne raportin e tij qe mban daten 16 tetor 2019 jane konstatuar shume shkelje madje edhe pagesa te teperta per stafin e klubit dhe si rrjedhoje eshte lene detyre qe keto leke te rikthehen ne klub.Nuk kane munguar as masat ndeshkimore ndaj sekretarit te klubit dhe financierit te tij.
Por ajo qe eshte me kryesorja dhe qe verteton perplasjen e saponisur citohet diku ne kete raport te auditit ku shkruhet: Ndersa kontratat dhe federimet e reja ne menyre te vazhdueshme te lidhen ne perputhje me ligjislacionin fuqi nga Kryetari i Bashkise ose i autorizuari prej tij.
Te gjitha keto zhvillime te çojne ne nje perfundim: Ate qe ne janar do te kete zhvillime te reja tek Beselidhja. Por a do te jete dakord me to presidenti aktual Gjoke Noka? Te presim”
www.shkodrasport.com