Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë në “aksin” Gjermani-Spanjë. Bayern Munich dhe Real Madrid po planifikojnë të bëjnë një shkëmbim sa i përket repartit të mbrojtjes.

Sipas raportimeve të medieve franceze me kontratën që i skadon në 2025-ën, Alphonso Davies dëshiron që të largohet që këtë verë nga bavarezët për t’u bashkuar me ekipin e “Los Blancos”.

Në një situatë të tillë Bayern po punon që me largimin e Davies të marrë një lojtar të Real-it dhe dy klubet po punojnë për shkëmbimin me Mendy.