Pable de Lukas pritet t’i bashkohet së shpejti Kukësit. Mesfushori spanjoll ishte përfolur prej kohësh për një marrëveshje me verilindorët, por së fundmi shtypi i shkruar raporton se është arritur akordi.
Trajneri Diego Longo ka këmbëngulur shumë për shërbimet e tij dhe më në fund ka dalë “tym i bardhë”.
35-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin europian e pikërisht për këtë tekniku i verilindorëve e ka dashur me patjetër në skuadër.
Italiani është i bindur për cilësitë e tij dhe këtë ia ka komunikuar edhe drejtuesve që kanë punuar shumë për të sjellë në Shqipëri spanjollin.