Tirana dhe Partizani do të përballen sot ora 18:00, në “Air Albania” në kuadër të javës së 6-të të Kategorisë Superiore.

Arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Juxhin Xhaja, me ndihmësa të tij Denis Rexhën dhe Rejdi Avdo.

FSHF ka vendosur që dueli të jetë me gjashtë arbitra dhe pas porte do të jetë edhe njëherë Emanuela Rusta dhe Kreshnik Bajramaj. Arbitrja nga Elbasani ka qenë edhe herë të tjera në këtë pozitë.

Kompanitë e basteve favorizojnë Demat e Ilir Dajës. Fitorja e Partizanit kuotohet me 2.3, barazimi me 3.25 dhe fitorja e Tiranës kuotohet me 3.14.

Kujtojmë se vendosja e basteve sportive është e ndaluar me ligj në Shqipëri.