“Gjelat” bëjnë ligjin në Mynih! Franca e ka nisur me këmbën e mbarë Europianin, duke mposhtur Gjermaninë me rezultatin 1-0, në sfidën e vendosur nga autogoli i Humels në minutën e 20-të.
Një sfidë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërkohë që vlen të theksohet se kombëtarja e Deshamp, gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të Mbape dhe Benzema, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.
Një fitore ndaj një rivali direkt do të trembte dhe kundërshtarët e tjetër të cilët do të ndjekin me kujdes rezultatin e kësaj ndeshje.
Edhe pse Gjermania, nuk u dorëzua deri në fund, duke tentuar që të largohet nga kjo përballje delikate, qoftë edhe me 1 pikë, nuk ia arriti, pasi ishin “gjelat” ata që festuan triumfin.
FT: FRANCË-GJERMANI 1-0
Humels 20′ (autogol)
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp
Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Havertz, Myler, Trajner: J.Lëv
gjermani