Tërbuni është mundur 1-0 në transfertë nga Pogradeci. Ekipi i drejtuar nga trajneri shkodran Elvin Beqiri humbi minimalisht ndaj Pogradecit, dhe tashmë në ndeshjen e fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë me Korabin do të luajë gjithçka për gjithçka, në mënyrë që të pretendojë për gjashtë vendet e para që avancojnë për të luajtur në fazën e play-off.

Djemtë pukjanë rezistuan vetëm pak minuta në Gjorgji Kyçyku, pasi Brahja arriti të prishë ekuilibrat në minutën e 10-të, në portën e mbrojtur nga ana e pukjanëve.

Zëvendësimet e trajnerit Beqiri, në 20 minutat e fundit nuk sollën asgjë të re për Tërbunin. Kështu, e gjithë ndeshja u mbyll 1-0 për Pogradecin, që i shkaktoi humbjen pukjanëve.

Pas kësaj humbjeje, Tërbuni renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajë ndaj Korabit në Pukë.
Maringlen ZHIVANI