Mund të thuhet pa frikë se ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme. Kështu, në Lezhë, Besëlidhja ka fituar 2-1 ndaj Besës, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 29-të të Kategorisë së Parë, duke iu larguar vendeve të fundit.

Ishte një përballje e fortë, pasi kavajasit ishin vetëm 1 pikë para lezhjanëve, pra një fitore i shkëpuste ata nga Besëlidhja. Megjithatë, skuadra e trajnerit Alban Bruka u tregua më e zonja, duke kaluar së pari në epërsi me anë të Ruben Danaj në minutën e 31-të, megjithëse Besa u përgjigj në fillimin e pjesës së dytë, duke barazuar me golin e Gashit, në minutën e 49-të.

Vendimtare ishte rrjeta e të zakonshmit Redon Danaj, shënuar 2 minuta pas golit të Besës. Kavajasit patën raste për të shënuar sërish më shumë se një gol, por gjithsesi fitorja e vendasve ishte e merituar.

Kur duhet të luhet edhe një ndeshje deri në fund, Besëlidhja renditet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, me 39 pikë.
Maringlen ZHIVANI