Superliga shqiptare mbylli dje javën e 31-të. Tanimë skuadrat do duhet të mbajnë motorët ndezur, pasi java e ardhshme luhet në pak ditë.

Të martë, të mërkurën dhe të enjten do luhen ndeshjet, që në agjendën fillestare marrin jetë të gjitha në 16:45. Gjithçka nis të martë me Tirana – Teuta dhe Kukësi – Partizani.

Në “Selman Stërmasi” bardheblutë mund të mbyllin llogaritë e titullit, ndërsa sfida e “Kukësi Arena” duket e ethshme, me dy skuadrat që kanë 46 pikë në klasifikim, teksa për herë të parë këtë sezon Demat kanë kaluar verilindorët duke mbajtur vendin e tretë që të çon në Evropë.

Të mërkurë po në 16:45 zhvillohen tre duele. Skënderbeu pret Kastriotin, Egnatia luan me Laçin ndërsa Dinamo pret të enjten Vllazninë në “Elbasan Arena”.

Superliga, java 32:

E martë, 03 maj 2022 – 16:45

Tirana – Teuta

Kukësi – Partizani

E mërkurë, 04 maj 2022 – 16:45

Skënderbeu – Kastrioti

Egnatia – Laçi

E enjte, 04 maj 2022- 16.45

Dinamo – Vllaznia