Ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric nuk e ka kapërdirë ende shkarkimin nga shkodranët. Kroato-gjermani ka folur për Kicker, duke treguar se puna me përkushtim i dha një goditje në largim, ndërsa me punën e tij zgjoi klubin dhe skuadrën, që fitoi Kupën dhe luajti në Evropë. Thomas po kërkon një rol në futbollin gjerman tanimë.

“E keni marrë veten nga tronditja e largimit të papritur nga Vllaznia Shkodër, ku sapo kishit fituar ‘Trajnerin e Vitit’?

Kur punon me shumë përkushtim, diçka e tillë të godet fort në fillim. Në fund të fundit, ne e zgjuam klubin nga gjumi dhe vitin e kaluar të paktën e çuam atë në skenën e vogël ndërkombëtare, duke u kualifikuar në Europa League. Do kisha dashur të mbroja titullin e Kupës 2021. Kjo është ende e mundur për djemtë dhe unë do t’i mbaj gishtat të kryqëzuar për ta në finale.

Keni marrë pushimet nga futbolli?

Jo nuk është e vërtetë. Ndihem në formë dhe mjaft i freskët për një punë të re që nuk ka pse të jetë përsëri jashtë vendit. Unë jam në një turne në Gjermani, si të thuash, duke parë ndeshje aty-këtu dhe duke takuar miq dhe ish-lojtarë kudo. 

Jo vetëm në Bundesligë, por edhe në futbollin e ulët. Djali im Tim luan për KFC Uerdingen. Ndeshja e fundit në shtëpi atje u zhvillua për herë të parë në Grotenburg, ishte shumë emocionuese”, tha Brdariç./newsport/