Murlani i femrave ka hipotekuar një tjetër fitore në Barbullush, duke mundur Skënderbeun me rezultatin 4-0. Një tre pikësh i rëndësishëm për Murlanin, që pretendon të jetë ndër pesë ekipet më të mira të kampionatit të femrave.

Murlani realizoi dy gola për çdo pjesë të ndeshjes, duke shënuar 4 gola gjatë këtij takimi, me Santos me një dopietë, Paula Jakun dhe Bispon.

Pas kësaj fitoreje, Murlani renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, me 34 pikë. Ai ka per te luajtur edhe tre ndeshje deri ne fund te kampionatit dhe do te synoje per te kapur vendin e katert por duket paksa e veshtire.

Humbja javen e kaluar ne perballjen direkte me Partizanin, ia ka bere me te veshtire kete gje, por nese vajzat e drejtuara nga trajneri Parmeza i marrin keto 9 pike qe jane ne loje, gjithçka mund te ndodhe.
Maringlen ZHIVANI