Veleçiku nuk ia ka dale dot te ngjitet direkt ne kategorine e pare duke siguruar vendin e pare ne grupin A, por megjithate ka ende shanse sepse tashme do te luaje ne play-off per te siguruar kete bilete.

Ndeshja e sotme ndaj Luzit ka qene vendimtare. Ajo eshte luajtur ne fushen sportive te vellezerve “Duli” ne Koplik dhe eshte ndjekur me interes te madh nga tifozet e Veleçikut.

Nderkohe ne fushen e lojes, djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika pergjate gjithe 90 minutave jane perpjekur shume per te shenuar dhe per ta mundur ekipin kryesues te kampionatit, por nuk ia kane dale.

Perfundimisht i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 0-0 dhe me kete rezultat, Luzi mban vendin e pare ne renditje dhe ka siguruar ngjitjen nje kategori me larte, me golaverazh me te mire sesa Oriku i vendit te trete.

Nderkohe Veleçiku e mbyll ne vendin e trete dhe tashme do t’i nenshtrohet fazes play-off per te shpresuar deri ne fund per arritjen e objektivit te tij./SHKODRA-SPORT.COM/