HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë ‘Dani Alves’ në Superligë, futbollisti shkodran po i mahnit të gjithë...

Një ‘Dani Alves’ në Superligë, futbollisti shkodran po i mahnit të gjithë me Bylis

Një nga futbollistët që shkëlqyen në Superiore në javën që lamë pas ishte edhr Aleksandër Trumçi. Futbollisti shkodran që aktivizohet në rradhët e Bylis realizoi një performancë të shkëlqyer kundër Laçit. Jo vetëm paraqitjq e tij, por edhe goli i vetëm që u shënua në ndeshjen që u mbyll 0-1, erdhi nga këmbët e shkodranit.

I cili lëshoi një gjuajtje potente nga hyrja e zonë, që la të shtangur portierin e laçianëve. Dhe niveli i futbollistit të formuar tek akademia Shkodra ka ardhur çdo javë në rritje.

Stili i tij sulmues, ku Trumçi aktivizohet si një mbrojtës i djathtë kanë bërë që tashmë mes miqsh dhe ambientit të futbollit në Ballsh ai të konsiderohet si Dani Alves i kampionatit shqiptar.

21-vjeçari është pjesë e ballshiotëve që prej vitit 2020, ku u largua nga rradhët e Veleçikut për tu bashkuar me mallakastriotët. Tashmë ai jo vetëm që është pjesë e padiskutueshme e formacionit, Trumçi madje është edhe kapiteni i skuadrës pavarësisht se është në një moshë shumë të re.

Në javët e para të kampionatit ai ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë në Superligë. Dhe tek Bylis duket se kanë shumë besim tek mbrojtësi, jo vetëm për objektivat sezonalë të skuadrës.

Por ndoshta edhe për një afrimim të 21-vjeçarit dhe një shitjeje të tij në të ardhmen siç bënë me shkodranin tjetër së fundmi, Preken. Ku mbrojtësi kaloi nga Bylis tek Partizani për 60 mijë euro.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments