Një nga futbollistët që shkëlqyen në Superiore në javën që lamë pas ishte edhr Aleksandër Trumçi. Futbollisti shkodran që aktivizohet në rradhët e Bylis realizoi një performancë të shkëlqyer kundër Laçit. Jo vetëm paraqitjq e tij, por edhe goli i vetëm që u shënua në ndeshjen që u mbyll 0-1, erdhi nga këmbët e shkodranit.

I cili lëshoi një gjuajtje potente nga hyrja e zonë, që la të shtangur portierin e laçianëve. Dhe niveli i futbollistit të formuar tek akademia Shkodra ka ardhur çdo javë në rritje.

Stili i tij sulmues, ku Trumçi aktivizohet si një mbrojtës i djathtë kanë bërë që tashmë mes miqsh dhe ambientit të futbollit në Ballsh ai të konsiderohet si Dani Alves i kampionatit shqiptar.

21-vjeçari është pjesë e ballshiotëve që prej vitit 2020, ku u largua nga rradhët e Veleçikut për tu bashkuar me mallakastriotët. Tashmë ai jo vetëm që është pjesë e padiskutueshme e formacionit, Trumçi madje është edhe kapiteni i skuadrës pavarësisht se është në një moshë shumë të re.

Në javët e para të kampionatit ai ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë në Superligë. Dhe tek Bylis duket se kanë shumë besim tek mbrojtësi, jo vetëm për objektivat sezonalë të skuadrës.

Por ndoshta edhe për një afrimim të 21-vjeçarit dhe një shitjeje të tij në të ardhmen siç bënë me shkodranin tjetër së fundmi, Preken. Ku mbrojtësi kaloi nga Bylis tek Partizani për 60 mijë euro.
Endri ÇINARI