HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë dyshe 'samba' për të mposhtur Vllazninë, ja si pritet të luajë...

Një dyshe ‘samba’ për të mposhtur Vllazninë, ja si pritet të luajë sot Erzeni

Vllaznia do ketë një ndeshje delikate në transfertë ditën e sotme. Kuqeblutë udhëtojnë për javën e 20-të të Superiores drejt Durrësit, ku përballë do kenë Erzenin. Me shijakasit që me të vërtetë askush nuk i priste në këtë formë në kampionat. Ku pasi ka përfunduar gjysma e parë e edicionit, ekipi i Kapllanit ndodhet në vendin e 5-të me 26 pikë.

Një pozicion shumë komod duke marrë parasysh që ekipi u grumbullua vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit. Me të vërtetë një rast për tu studiuar ky në futboll. Megjithatë për tu kthyer tek sfida e sotme, trajneri Kapllani duket se ka projektuar edhe formacionin titullar. Kështu në portë pritet veterani i portës, Dashamir Xhika.

Në mbrojtje krah eksperiencës së Krasniqit, pirten edhe Sadiki dhe Mehmeti. Që nga krahët do kenë mbështetjen e Kadriut dhe Peposhit. Në mesfushë emra si Kahrimanovic që i ka shënuar Vllaznisë këtë sezon dhe Enck dhe Ademi pritet të kenë hapësirën e tyre. Në sulm krah Nonatos që ka qenë më i miri këtë sezon për shijakasit pritet edhe Alan.

Një “samba” braziliane për të thyer Vllazninë në javën e 20-të për ekipin e Kapllanit. Sfida pritet të dhurojë emocione sonte, duke parë që edhe interesimi i tifozerisë nga të dy krahët nuk do mungojë. Një takim i tillë pritet të jetë goxha përcaktues për ecurinë e të dy ekipeve në javët që pasojnë në kampionat.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments