Endrra e madhe e shkodraneve dhe shqiptareve per te luajtur ne Seria A te Italise tashme eshte kthyer ne nje realitet te prekshem teksa numri i atyre qe po aktivizohen ne kete kampionat po rritet nga sezoni ne sezon.

Jo vetem kaq por po rritet edhe numri i futbollisteve te rinj qe rregjistrohen ne Akademite e ketyre klubeve dhe ketu nuk e kemi fjalen vetem per shqiptare te lindur ne Itali.

I rradhes qe po perjeton kete enderr eshte 11 vjeçari shkodran Gabriel Kulla. Diten e sotme, Akademia “Djelmnia shkodrane” ka njoftuar se ky lojtar eshte bere zyrtarisht pjese e Akademise se Bolonjes teksa do te behet pjese e ekipit U12 te saj. Ai ka kaluar me sukses proven e zhvilluar prej disa ditesh dhe stafi i trajnereve te saj ka dhene OK-in per marrjen dhe federimin e ketij lojtari.

Kemi te bejme me nje lojtar te talentuar i cili edhe pak kohe me pare spikat ne nje turne nderkombetar qe u zhvillua ne Hungari ku mori kupen e lojtarit me te mire te turneut.

Kalimi tek Bolonja eshte nje lajm shume i mire per kete sportist por edhe per te tjeret qe bejne pjese tek Akademia “Djelmnia shkodrane” sepse presidenti i saj Benardin Kulla po ben realitet premtimet e bera per te derguar lojtaret me te talentuar te saj ne klubet e njohura italiane.
www.shkodrasport.com