Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e 4-të duke prodhur disa rezultate surprizë. Kastrioti fitoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-2, Tirana dhe Teuta barazuan në shtëpi ndaj Bylisit dhe Vllaznisë.
Partizani fitoi pastër 0-3 ndaj Apolonisë, ndërsa Kukësi mori fitoren e parë 1-0 ndaj Laçit. Newsport.al ju sjell formacionin më të mirë të kësaj jave në Kategorinë Superiore si dhe trajnerin fitues.
Isli Hidi (Kastrioti): Mosha për të është thjesht një numër. Portieri 40-vjeçar vazhdon të jetë në formën e tij më të mirë dhe sot në fitore që Kastrioti mori merita është edhe tij. Shpëton skuadrën nga dy gola të sigurtë dhe i jep Kastriotit një 3 pikësh me vlera në transfertë.
Mevlan Adili (Vllaznia): Një barazim 0-0 në transfertë ndaj një Teutës që pretendon për titull dhe me një lojtar më pak për rreth 20 minuta është një rezultat pozitiv për Vllazninën. Qendërmbrojtësi Adili ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes. I pakalueshëm dhe çdo herë pozicional duke larguar çdo rrezik nga porta e tij. Për Vllaninë është një siguri e madhe.
Eneo Bitri (Partizani): Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja morën një sukses 0-3 në transfertë ndaj Apolonisë. Edhe pse nuk ka bërë merkato, Partizani tregon një nivel loje të lartë dhe duket qartë dora e trajnerit Daja. Bitri jo vetëm një garanci në mbrojtje, por sot bëri edhe “bomberin” duke shënuar gol për Partizanin. Me Dajën, mbrojtësi ka fituar edhe më shumë siguri.
Silvestër Shkalla (Kastrioti): Krutanët tregojnë se do të jenë surpriza e bukur e këtij sezoni. Shkalla futet në minutën e 15-të për të marrë vendin e Boyom dhe bën më së miri detyrën e tij. Për Kastriotin është një vlerë e shtuar pasi ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe sot ishte i pakalueshëm.
Alan (Bylis): Bylis mori një pikë të artë në transfertë ndaj Tiranës, kampione në fuqi. Ballshiotët ishin edhe pranë fitores pasi në minutat e fundit, sulmuesi Laval u ndal nga shtylla. Një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte mbrojtësi brazilian, Alan. Mbyll mjaftë mirë Muçin dhe Sasasrakun duke mos I lënë mundësi shënimi. Largon çdo rrezik nga mbrojtja e tij dhe pas çdo ndeshje po kthehet në një lider në mbrojtjen ballshiote.
Hektor Idrizaj (Partizani): Shënon gol pas 6 vitesh, Idrizaj duket se ka “rilindur” me trajnerin Daja. I rrezikshëm në çdo dalje të tij në sulm e madje gjen edhe golin si një sulmues i vërtetë. Një ndeshje mjaft pozitive për mbrojtësin vlonjat që padyshim ka një meritë në fitoren e Partizanit.
Kristi Kote (Partizani): Partizani ka fituar një lojtar të ri. Bllokimi i merkatos u ka dhënë mundësi lojtarëve të rinj që të tregojnë veten dhe një prej tyre është Kristi Kote. Daja I beson çelsat e mesfushës 22-vjeçari që edhe sot nuk zhgënjen, por bën një paraqitje fantastike. Nga ndeshja në ndeshje Kote po tregon rritjen duke treguar se do të jetë ai lideri i ri i Partizanit në mesfushë.
Idi Batha (Tirana): Tirana nuk arrin të rikthehet te fitorja, por bardheblutë barazojnë 0-0 ndaj Bylisit në shtëpi. Edhe pse bardheblutë nuk fitojnë një nga lojtarët më të mirë për Tiranën ishte edhe Idi Batha. Mesfushori luan në një rol të ri pas sulmuesit dhe gabon por e bën mjaft mirë. Në pjesën e dytë kalon në rolin e tij natyral dhe aksionet e Tiranës kalojnë të gjitha nga këmbët e tij. Është ai lideri i Tiranës, ashtu siç e theksoi edhe trajneri Dede në konferencën pas ndeshjes.
Gjelbërim Taipi (Kukësi): U afrua me shumë bujë te Kukësi për eksperiencën e madhe që ka në karrierë. Verilindorët marrin fitoren e parë në kampionat ndaj Laçit dhe Taipi ishte një nga më të mirët në fushë. I duheshin pak kohë për t’u ambientuar me Superligë, por tashmë duket se ia ka marrë dorës. Shtyp shumë përpara skuadrën, luan fortë dhe bën presion në çdo aksion të kundërshtarit. Padyshim një nga më të mirë për Kukësit në sfidën ndaj Laçit.
Agim Ibraimi (Kukësi): Fitorja e parë në Superligë për Kukësin mban firmën e tij. Ibrahimi përfiton nga gafa e portierit Sherri dhe e dërgon topin në rrjetë me sulmuesin që gjen kështu edhe golin e parë në Superligën shqiptare. Është afruar te Kukësi për të bërë liderin dhe këtë e ka treguar në fushën e lojës. Kukësi i beson edhe shiritin e kapitenit duke parë që një eksperincë të madhe në karrierën e tij dhe për Superligën është një vlerë e shtuar.
Devid De Silva (Kastrioti): Goli i dytë në kampionat për brazilianin De Silva. Sulmuesi shënon golin e parë në fitoren 1-2 që Kastrioti mori ndaj Skënderbeut në transfertë. Një kërçënim për mbrojtjen korçare dhe në fund shpërblehet me gol. Golin e parë ia shënoi Partizanit, ndërsa të dytin De Silva ia shënon Skënderbeut duke I dhënë fitoren Kastriotit.
Trajner. Rrahman Hallaçi (Kukësi): Prej disa ndeshjesh është ulur në stolin e Kukësit për të zëvendësuar trajnerin Skënder Gega që po lufton me covid-19. Një detyrë jo e thjesht për një trajner që nuk ka shumë eksperiencë, por Hallaçi e zgjidhi në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj Laçit. Të mundësh një skuadër të fortë dhe eksperte si Laçi nuk është pak dhe padyshim një meritë për punën e bërë gjatë javës e në ndeshjen e sotme I takon Hallaçit. Më të në krye, Kukësi mori fitoren e parë në kampionat.