Nëse mesfushori shkodran Abaz Karakaçi vendosi të vazhdojë me Kastriotin, Edon Hasani nuk e ka në plan. Mesfushori i avancuar, i cili në sezonin e shkuar shkëlqeu me krutanët, pritet të transferohet në Kosovë.

Në adresë të shkodranit ka disa oferta, por Gjilani duket se është më pranë tij. Trajneri Zekirija Ramadani e pëlqen shumë profilin e Hasanit dhe drejtuesit e klubit po punojnë për t’ia plotësuar këtë dëshirë.

Megjithatë, në ditët në vazhdim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e mesfushorit shkodran, Edon Hasani. Ai po sheh me shume kujdes te gjitha pistat e mundshme dhe kuptohet qe deshira eshte per te shkuar ne nje kampionat me te forte.

Disa opsione jane ne tavoline per te, por Hasani ende nuk ka vendosur megjithate brenda pak ditesh ai do ta kete ndare mendjen se ku do te luaje ne vazhdim.
Maringlen ZHIVANI