U luajtën sot 5 sfidat e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat. Spikasin fitoret në transferta të Kastriotit dhe Partizanit si triumfi i parë i Kukësit në këtë sezon.

Ndërkohë 2 sfidat e tjera, ajo mes Tiranës dhe Bylisit si dhe Teuta-Vllaznia, u mbyllën në barazim pa gola.

Për sa i përket renditjes, Kryesuesja mbetet e pandryshuar nga java e shkuar. Vllaznia udhëheq e pamposhtur me 10 pikë në 4 ndeshje.

Në ndjekje të shkodranëve janë venë krutanët e Ramadan Ndreut, ndërkohë që në podium qëndron edhe Partizani i Dajës. Për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga Apolonia me 2 pikë.