Shkëlqim Muça ka bindjen se ndeshja e ardhshme mes Tiranës dhe Vllaznisë, do të përcaktojë ecurinë e klubit kryeqytetas në vijimësinë e kampionatit.

Në “Rubrika Sportive” ish-futbollisti e trajneri i bardhebluve theksoi se ajo ndeshje me të drejtë mund t’i jepte një shtysë më shumë për t’iu bashkuar grupit të skuadrave që janë në kryesim.

“Tirana po fitoi me Vllazninë futet për titull dhe ka Partizanin direkt pastaj. Unë nuk them e fitoi titullin, unë them futet në garë. Po fitoi shkoi 49 pikë, Partizani mund të ndalet në Laç.

Pastaj ka ndeshje direkte me Partizanin. Tirana la pikë në sekondat e fundit me Kukësin, se do ishte me pikë më shumë, po rrahu Vllanzinë e mban aty. Partizani po nuk fitoi është aty, atëherë Tirana është në lojë.

Por po u mund apo barazoi me Vllazninë, doli nga loja. Çdo javë është e rëndësishme. Po të barazohej sot me Teutën do të thosha me plot gojë që doli. Fitoi me Teutën e po të mundi edhe Vllazniën, çfarë të themi, që nuk është për titull?”, tha Muça. /vipsport/