Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit kampion, duke mposhtur minimalisht 1-0 Laçin në “Air Albania”, për të krijuar një distancë shumë të rëndësishme ndaj ndjekësve në renditje.
Për ët fituar titullin kampion duhet të sigurosh pikët edhe atëherë kur nuk je në formën më të mirë dhe Tirana po e bën këtë.
Pas një paraqitje pa shumë ngjyrë ndaj Flamurtarit, por me tri pikë, erdhi një e ngjashme ndaj kurbinasve sot, ku diferencën e bëri vetëm goli i Ngo pasi loja la shumë për të dëshiruar dhe ekipi i Egbo rrallëherë iu afrua portës së Stazhillës.
Përkundrazi, ishte edhe me fat kur miqtë goditën shtyllën në pjesën e parë të ndeshjes e shpërdoruan disa raste të tjera për të shënuar. Gjithsesi, në fund kanë rëndësi pikët dhe Tirana mori tre të tjera që e çuan në 9 pikë për momentin diferencën me Kukësin e vendit të dytë.
Tirana-Laçi 1-0
73′ Ngo