Kukësi është mundur në testin e parë miqësorë përballë skuadrës turke të Istanbulsportit, me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi futbollisti Ibrahim Jilmaz, në minutën e 20’, duke vendosur fatet e sfidës.

Gjithashtu, rivalë për skuadrën e verilindorëve ishin dhe dy ish-ë. Kristal Abazaj u aktivizua që nga minuta e parë, ndërsa Valon Ethemi u fut në pjesën e dytë. Ish-i tjetër i Kukësit, Eduart Rroca, nuk mund të ishte prezent në këtë takim për shkak të një dëmtimi.

Në fushën e lojës si titullar për skuadrën turke ishte dhe sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli.

Testi i radhës për skuadrën e Gegës do të jetë përballë ekipit të Tuzlaspor, që do të luhet në datë 4 gusht.

REZULTATI:

ISTANBULSPOR 1-0 KUKËSI

Jilmaz 20’

Formacioni i Kukësit: Tafas, Ndreca, Ilieski, Isiç, Haxhiu, Moraesh, Gj. Taipi, Kote, Berisha, Basha, Zivkoviç.