Vllaznia e femrave ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 3-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen e javes te pare te fazes se dyte te kampionatit me dy golat e shenuar nga Fortesa Berisha si dhe me golin e kapitenes Esmeralda Franja.

Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka duke folur per mediat eshte shprehur ne kete menyre: “Fitoren e kesaj ndeshje e kishim per detyre jo vetem per objektivat e skuadres, por edhe per 105 vjetorin e Klubit Vllaznia sepse donim t’ua benim dhurat tifozeve tane.

Jam i kenaqur me paraqitjen e te gjithe ekipit, por sidomos me ate te vajzave te reja. Kjo fitore natyrisht qe vlen per ecurine tone te metejshme drejt titullit te 11-te kampion rradhazi.

Sa i takon Fortesa Berishes, ajo eshte harmonizuar mire me ekipin, por ju siguroj se ne te ardhmen do te shikoni nje Fortese edhe me te forte sepse ajo ka vetem 10 dite stervitje me grupin.

Ka patur shume fjale dhe aludime rreth te ardhmes se Vllaznise, por i sigurojme te gjithe se keni per te pare nje skuader edhe me te mire dhe padyshim qe objektivi i vetem eshte titulli kampion i rradhes”./SHKODRA-SPORT.COM/