Ne Shqiperi mund te degjosh çdo dite e me shume ndodhi qe ndoshta nuk i hasim diku tjeter. E fundit ka ardhur sot nga Vlora dhe protagoniste behet klubi i futbollit te ketij qyteti.

Kjo sepse Flamurtari ka denoncuar ne polici ish-gjyqtarin e njohur Bujar Pregja, pjesëtar i sektorit të arbitrimit në FSHF. Arsyeja që vlonjatët kanë dhënë janë nxitja e dhunës, prishja e rendit publik dhe fyerja e tifozerisë. Ky lajm është i bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Pregja ka qene sot delegat i Federates ne ndeshjen Flamurtari- Korabi e cila u fitua nga vendasit me rezultatin e paster 2-0 dhe nuk dihet se pse ka ardhur ky konfrontim me drejtuesit vlonjate. Ja postimi i plote i klubit Flamurtari:

Flamurtari Football Club sot ka denoncuar prane komisariatit te policise Vlore shtetasin Bujar Pregja , te deleguarin e Federates Shqiptare te Futbollit per :

Nxitje te dhunes.

te rendit publik.

Fyerje te tifozerise vlonjate.