E pabesueshme ajo qe po ndodh te Bayern Munich qe po kalon nje nder momentet me te veshtira te historise se tij ne vitet e fundit. Skuadra e drejtuar nga Tuchel ka prekur fundin dhe sot ne fushen e Bochum pesoi nje tjeter humbje, e treta radhazi pas asaj ndaj Leverkusen dhe Lazios ne Champions! Nje disfate 3-2 qe con keshtu ne menyre te pashmangshme ne nje vendim qe pritet te merret nga klubi:shkarkimi i trajnerit Tuchel!

Edhe pse u duk se nisja do te çonte ne nje fitore dhe ne nje ndeshje qe Bayern do te kthehej te suksesi, nuk ka qene keshtu. Bayern Munich ka arritur të gjejë golin e epërsisë në transfertën ndaj Bochum qe në minutën e 14’, pasi ka qenë Musiala i cili ka shënuar pas asistimit të Goretzka.

Me pas, per hedhjen e topave te tenisit ne fushe ne shenje proteste (proteste qe po e shohim ne shume fusha te kampionatit gjerman per shkak te hyrjes se kapitaleve te huaja ne futbollin gjerman dhe kercenimin e aksioneve popullore), ka ardhur nje tjeter “black-out”, ashtu si shume ne keto ndeshjet e fundit.

Në minutën e 32’, ka qenë Asano i cili ka dërguar topin në rrjetë dhe ka barazuar per vendasit.Por Bochum ka befasuar përsëri Bayern Munich. Vendasit kanë arritur të gjejnë edhe golin e epërsisë ndaj bavarezëve, ku kanë çuar rezultatin në 2-1. Në minutën e 44’ ka qenë Schlotterbeck i cili ka ndëshkuar Bayern Munich.

Ne pjesen e dyte, megjithate, Bochum nuk u ndal dhe Bayern totalisht ne kaos! Dhe keshtu, Upamecano do te shkaktonte penallti dhe do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe, duke dale me te kuq per here te dyte brenda pak ditesh (pas te kuqit ndaj Lazios) Bochum shenoi golin e trete dhe Bayern me dhjete.

Do te kete serish gol, kete here me Harry Kane dhe pas nje loje qe u duk e pafund per shkak te nderprerjeve per protesta, sfida do te mbyllej me rezultatin 3-2. Leverkusen falenderon dhe shkon ne +8 pike!