Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë humbje dhe një fitore, ja ecuria e Linfield në miqësoret para...

Një humbje dhe një fitore, ja ecuria e Linfield në miqësoret para duelit me Vllazninë

Vllaznia do të përballet në datën 13-korrik në Belfast me Linfield, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Conference League.

Futbollistët e Memellit do të tentojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje, edhe pse në kampin kuqeblu janë të vetëdijshëm që do të përballen me një kundërshtar të fortë.

Skuadra irlandezo-veriore do të vijë në këtë ndeshje pas një humbjeje dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit miqësore. Mbrëmjen e djeshme, Linfield u përball me Kilmarnock të Skocisë, teksa rivali i Vllaznisë në Conference League, arriti të triumfonte me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të McKee.

Ndërkohë, në ndeshjen e parë miqësore me datë 1-korrik, Linfield u përball me St. Mirrenin e Skocisë, teksa u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1.

Në dy ndeshjet e fundit miqësore, Linfield arriti të shënojë një gol dhe të pësojë një tjetër. Ndërkohë në kampionat, skuadra e Linfield u rendit në vendin e dytë me 77-pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Larne.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments