Te dielen ne Korçe do te luhet ndeshja Skenderbeu- Vllaznia e vlefshme per javen e 20-te te Kategorise Superiore dhe ne Shkoder jane te frikesuar nga kushtet atmosferike qe mund te gjejne ne qytetin juglindor.
Fakti qe ditet e fundit ne te gjithe vendin ka patur reshje bore, ka bere qe edhe stadiumi “Skenderbeu” te mbulohet nga ngjyra e bardhe dhe ky padyshim qe nuk ishte nje lajm i mire per kuqeblute qe nuk jane mesuar te luajne ne kushte te tilla.
Por nderkohe, gazetari i njohur Tonin Frroku pak minuta me pare ka dhene nje lajm te mire. Duke publikuar disa foto te bera sot ne kete stadium, konstaton se ka filluar puna per heqjen e bores, ne menyre qe gjithçka te jete gati per sfiden e se dieles.
“Fillon pastrimi i fushes se stadiumit. Per te qene gati per ndeshjen e se dieles Skenderbeu-Vllaznia. Kater dite jane te mjaftueshme per ta sjell fushen ne kushte normale. Tashme dhe temperaturat po rriten”- shkruan Frroku./SHKODRA-SPORT.COM/