Tek Dinamo sivjet kane ardhur ndryshime te shumta. Duke filluar qe nga emri, logoja, viti i formimit, ardhja e disa aksionereve te rinj dhe po ashtu edhe i drejtuesve te rinj.

Roli i drejtorit sportiv i është besuar Haris Fakiç, i cili pasi bëri historinë me Skënderbeun, synon që të bëjë mirë dhe tek blutë e kryeqytetit.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri. Jam në një klub të madh si Dinamo dhe ky është një projekt tjetër që më pëlqeu që nga kontakti i parë me drejtuesit. Më prezantuan çfarë qëllimesh kanë dhe idetë. Më sfiduan edhe mua dhe unë e vlerësova maksimalisht.

Mendoj se është diçka shumë e rëndësishme dhe për mua personalisht që e mora si një sfidë, që ta kthejmë Dinamon atje ku i takon sipas emrit dhe historisë. Është herët të flasim për objektiva, herët edhe për titullin, por jemi munduar sa të kemi mundësi të ndërtojmë një skuadër kompetitive. Ky vit do të jetë viti i stabilizimit në aspektin e rezultateve”, u shpreh Fakiç”- eshte shprehur Fakiç.