Javen e kaluar ndali Bylisin e vendit te dyte, por Egnatia U21 nuk mund te ndalte dot kampionen e ketij sezoni, Vllaznine dhe si rrjedhoje para saj eshte detyruar te pranoje humbjen e thelle ne shifrat 3-9. Nje humbje e pritshme deri diku sepse rrogozhinasit kishin ardhur ne kete ndeshje pa asnje lojtar te ekipit te pare.

Ky takim eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga kuqeblute e trajnerit Elvis Plori. Gjithçka do te zgjidhej qe ne pjesen e pare qe u mbyll ne shifrat e thella 5-0 per Vllaznia U21.

Ka qene mbrojtesi Flori Spahija qe ka shenuar golin e pare, per t’i lene pastaj vendin golave te Zahit, Delajt dhe dy golave te Dulajt. Epersia e kuqebluve do te thellohej edhe me shume ne pjesen e dyte.

Vllaznia U21 do te shenonte 4 gola te tjere, me autore Bizin qe do te shenonte dy here, Maliqin dhe Pjeshken, nderkohe qe Egnatia do te shenonte tre gola me autore Meçejn, Morinen dhe Bakallin. Perfundimisht 9-3 per Vllaznia U21.

Nje jave para fundit te kampionatit, ekipi shkodran tashme kampion i vendit, pret perballjen e fundit me Tiranen per t’u zyrtarizuar si ekipi me i mire i vendit per kete grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/