E ka menduar prej kohesh dhe tashme e ka marre vendimin perfundimtar. Ndriçim Shtubina javen tjeter do t’i jape fund aventures se tij trevjeçare tek Egnatia dhe do te provoje te nise nje tjeter te re ne karrieren e tij.

Nje lajm te ditur trajneri aktual i Egnatia U21 e ka bere te ditur diten e sotme kur ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre: “Mund te konfirmoj faktin se kam patur nje bisede ditet e fundit me drejtuesit e klubit dhe kam vendosur qe ne fund te sezonit te largohem.

Dua te mendoj per karrieren time, po studioj dhe po mundohem te mesoj per diçka te re, por tani jam gati per çdo aventure dhe fale Egnatias, klubit, presidentit dhe çdo njeriu qe punon aty, me kane dhene mundesine te formohem edhe si drejtues, edhe si trajner.

Une e vleresoj shume kete gje dhe do i jep mirenjohes gjithe jeten. Nuk e kam vendosur ende se me çfare do te merrem ne te ardhmen sepse eshte shume shpejt. Nuk e di se çfare do me sjelle e ardhmja, nje karriere si drejtues apo si trajner megjithate e rendesishme eshte qe do te jem serish prane futbollit.

Nje rikthim ne Shkoder? Kush nuk e don nje rikthim ne shtepi dhe do te isha i gatshem t’i thosha “po” Vllaznise per çdo detyre apo pozicion qe do me ofronte. Megjithate kjo eshte ne doren e drejtuesve te saj, por se pari i uroj Vllaznise qe te shkoje ne Europe dhe pastaj gjerat do te jene me te thjeshta edhe per çdo njeri, njekohesisht edhe per klubin”./SHKODRA-SPORT.COM/